Kjo është arsyeja pse Cameron Diaz hoqi dorë nga aktrimi

Janë bërë 7 vite që Cameron Diaz është larguar nga skena e aktrimit.

Deri më tani nuk kishte zbuluar arsyen e largimit.

Në një intervistë për Yahoo Finance, ajo foli më shumë për jetën e saj.

“Është thjesht një kohë tjetër në jetën time. Tani jam këtu dhe po bëj gjënë më plotësuese që kam bërë ndonjëherë.”- u shpreh Cameron, referuar familjes dhe jetës pas ardhjes së bebushes.

“Të kesh një familje, të jesh e martuar dhe të bëhesh nënë është absolutisht gjëja më e mirë. Nuk e kam për momentin atë që i duhet një filmi për t’u bërë siç duhet. E gjithë energjia ime është këtu tani. Pas shumë viteve karrierë, radhën e ka familja dhe vogëlushja Raddix”, shtoi ajo.