Fotografi, harta e vizatime që u përdorën gjatë intervistimeve s’u jepen avokatëve – Akuzohen Prokurorët e Speciales

Avokatja e Jakup Krasniqit në Hagë, Venkateswari Alagendra i ka dalë në krah mbrojtjes së Hashim Thaçit në lidhje me parashtresat e kësaj të fundit që kanë të bëjnë me pakënaqësitë ndaj sjelljes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së po pretendon se Prokuroria e Specializuar me veprimet e saja po ia vështirëson hetimet dhe në këtë formë po e vonon edhe procedurën paragjyqësore , e gjithashtu rrjedhën e saj.

Gjashtë faqe parashtresë i ka dërguar në Gjykatë avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra. Përmes të njëjtave, ajo ka shprehur indinjatën e saj me procesin e zbulimit të materialeve nga zyra e Prokurorit të Specializuar, shkruan lajmi.net.

Pakënaqësitë lidhen me dokumentet, fotografitë, hartat apo vizatimet të cilat i janë treguar gjatë intervistimit dëshmitarëve apo të akuzuarve, dhe të njëjat materiale nuk i janë dorëzuar apo zbuluar edhe mbrojtjes. Në këtë formë, avokatët konsiderojnë se është e pamundur të determinohet besueshmëria e përgjigjes së një dëshmitari të caktuar, kur këto dokumente nuk i janë treguar edhe mbrojtjes.

“Kur dokumentet i ishin treguar nga ZPS një dëshmitari (ose një të akuzuari) gjatë një interviste, është e pamundur që Mbrojtja të përfundojë shqyrtimin e intervistës pa rishikuar edhe dokumentet. Mbrojtja nuk mund të vlerësojë besueshmërinë e a përgjigjës së dëshmitarit ndaj një dokumenti pa qenë në gjendje ta analizojë atë kundër përmbajtjes të vetë dokumentit. Për më tepër, vetë dokumenti ka të ngjarë të jetë shumë material për hetimet e mbrojtjes dhe mund të ofrojë linja shtesë të hetimit për autorin ose marrësit e dokumentit. Zbulimi i plotë i intervistës kërkon zbulimin e dokumenteve të referuara gjatë intervistës”, thuhet në parashtresën e avokates së Jakup Krasniqit.

Ankesa tjetër e avokates në fjalë ka të bëj me faktin se Prokuroria materialet e saja nuk i ka kategorizuar dhe identifikuar mirë dhe plotësisht në sistemin ERN që përdoret për gjetjen e materialit nga palët. Kjo, sipas avokates së Jakup Krasniqit po shkakton vonesa të panevojshme, me orë të tëra për të gjetur dokumente të caktuara.

“Numri i orëve që janë shpenzuar në kërkim të dokumenteve në këtë mënyrë është i konsiderueshëm. Kjo humbje kohe do të shmangej nëse (1) të gjitha dokumentet e paraqitura gjatë intervistës së dëshmitarit zbulohen në të njëjtën kohë me intervistën (subjekti, natyrisht, tek (E redaktuar) dhe (2) numrat e plotë të ERN ose ndonjë indeks tjetër janë dhënë në mënyrë që Mbrojtja të ketë një mjet për të identifikuar se cilat dokumente precize i janë treguar cilit dëshmitar”, ka thënë tutje avokatja e ish-kreut të Kuvendit.

Kësisojë, si kërkesë e përbashkët e mbrojtjes së Thaçit dhe Krasniqit ka kërkuar që materialet që i janë treguar një të akuzuari gjatë intervistës të zbulohen në një afat prej dy javësh, teksa ato që i janë treguar një dëshmitari, brenda 28 ditësh.

Një kërkesë të tillë, për të cilën ka raportuar lajmi.net, në Gjykatën Speciale e ka dorëzuar edhe avokati i Hashim Thaçit. Ky i fundit madje e ka përshkruar në detaje se si gjatë marrjes në pyetje e më pas transkriptimit të intervistës, ka shumë çështje të cilat janë të pakuptueshme.

Me anë të shembujve konkretë, (E redaktuar) shpjegon ngjarjet duke iu referuar një vizatimi të pazbuluar i cili përshkruan monumente dhe ndërtesa të ndryshme, pa të cilat është e pamundur të ndiqet kjo pjesë e intervistës së tij; 11 (E redaktuar) pyetet në bazë të një harte të pazbuluar në të cilën i kërkohet të shënojë pozicione, drejtime dhe të tërheqë linja të ndryshme me vendndodhjet, pa të cilat është e pamundur të ndiqni këtë pjesë të intervistës së tij. (E redaktuar) shfaqet një seri prej 10 fotografishë të pazbuluara dhe më pas një seri prej 9 fotografi të pazbuluara si pjesë e një ushtrimi identifikimi, pa të cilin këto pjesë të intervistave të tij janë të pakuptimta. Për shembull, E redaktuar) pretendon se “uniformat ishin të ndryshme ”ose“ asnjë nga uniformat nuk janë të ngjashme ”duke e bërë të pamundur që mbrojtja t’i rishikojë këto prova pa fotografitë në fjalë. (E redaktuar) tregohet një pasuri e materialit të pazbuluar pa të cilin është e pamundur për të ndjekur pjesën më të madhe të intervistës së tij, duke përfshirë pamjet video të një skene krimi ku identifikon objekte dhe njerëz të ndryshëm”, ka thënë avokati Hooper.

Ankesat e mbrojtjes ndaj Prokurorit të Specializuar nuk ndalen me kaq. Avokati Hooper i Hashim Thaçit ka thënë gjithashtu se përveç materialeve të tjera të cilat nuk janë zbuluar, ZPS-së nuk e ka bërë një gjë të tillë as për komunikatat e UÇK-së të cilat i posedon Prokuroria e Specializuar si prova të mundshme.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po presin tash e dy muaj përgjigjen nga Dhomat e Posaçme të Apelit në Speciale përgjigjen për kërkesën për lirim nga paraburgimi.

Çështjen e kësaj vonese në përgjigje e kishin ngritur në Gjykatë edhe vet avokatët e krerëve të UÇK-së në Konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes.