Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë gjatë ditës së djeshme në disa lokacione.
Në mbrëmjen e djeshme policia kreu një kontroll në një lokal në komunën e Podujevës ku janë gjetur pesë aparate në funksion të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj, ku njëri prej tyre gjatë verifikimit ka figuruar person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit.