Hyseni: Me kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ka thënë se letra e Sekretarit amerikan të shtetit dërguar Vuçiqit është për tu mirëpritur.

Sipas Hysenit dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje me njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.Hyseni ka thënë poashtu se Kosova në Kushtetutën e saj është zotuar që të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet.

“Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti”, ka shkruar Hyseni.