Rita Orën e ‘tradhtojnë’ bikinit, tregon gjoksin teksa po relaksohej në Sidnej

Rita tregoi pa dashje gjoksin, teksa po merrte rreze dielli në Sidnej.

Rita Ora gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë me detyrat e saj si mentore në “The Voice Australia”, shkruan Daily Mail.

Rita shijoi një pushim të shkurtër nga puna, ndërsa po merrte rreze dielli pranë pishinës në hotelin në Sidnej, të mërkurën.

Këngëtarja, 30 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një palë bikini të arta, ndërsa u fut në modalitetin e relaksimit të plotë, para se të pësonte një “gafë” me rroba-larje.

Duke fokusuar figurën e saj, autorja e hitit “Hot Right Now”  vendosi kremërat kundër diellit dhe kishte vënë edhe disa aksesorë.

Artistja nuk kishte vendosur grim në fytyrë, ajo thuhet se po qëndron në një rezidencë me pesë dhoma gjumi në periferi të Mosman.

Thuhet se Rita paguan rreth 30 mijë dollarë në javë për të qëndruar në atë rezidencë në breg të detit, e njohur për vizitat e të famshmëve.

Rezidenca ka pamje panoramike të portit, dritare prej qelqi, pishinë private, e të tjera.

Këngëtarja udhëtoi në Down Under me motrën e saj Elena, e cila shërben si menaxhere e saj.