Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, ka konfirmuar se PDK-ja nuk do të qëndrojë në sallë kur do të votohet Vjosa Osmani për presidente.
Përmes një postimi në Facebook, Shoshi ka thënë se kështu ka vendosur Këshilli i Përgjithshëm.
“Sqarim: Sa i përket vendimit për votimin e presidentit, PDK nuk qëndron në sallë kur votohet presidenti, ashtu siç ka vendosur këshilli i përgjithshme”, ka shkruar Shoshi.