Spanja e pret Kosovën na “La Cartuja” në ndeshjen e parë midis këtyre dy shteteve.
Pavarësisht se spanjollët politikisht nuk e njohin shtetin tonë, trajneri dhe lojtarët kanë treguar respekt për takimin që luhet sot nga ora 20:45.
Në parashikimet e mediave spanjolle, Spanja pritet të startojë me formacion më të mirë se sa që kishte ndaj Gjeorgjisë.
Unai Simoni, do të jetë përsëri në portë. Sergio Ramos do të rikthehet në formacionin zyrtar, pasi u pushua në ndeshjen e kaluar.
Krah tij në mbrojtje pritet të jetë Inigo Martinez. Marcos Llorente e Jordi Alba pritet të jenë në krahët e mbrojtjes.
Mesfusha pritet të jetë me Rodri, Koke e Pedri, ndërsa sulmi me Gerard Morenon, Dani Olmo e Alvaro Morata.