Plasi sherri pas puthjes dhe u bënë “armiq”? Antonela dhe Atdheu habisin me veprimin e fundit!

Marrëdhënia midis Atdheut dhe Antonelës duket se ka marrë një tjetër rrjedhë.

Para se të largohej nga “Për’puthen”, zbuloi se kishte shkëmbyer puthje me Antonelën, së cilës i tha se nuk mund të duronte dot më skenarët e saj me Mevlanin dhe Ledjanën.

Antonela e pranoi dhe vetë se midis tyre kishte pasur një puthje, që sipas saj Atdheu ia kishte rrëmbyer dhe tha se kishte ndodhur para se të bëhej pjesë e programit. Ndërkohë që të gjithë mendonin se Atdheu dhe Antonela ishin “armiq të përbetuar” me njëri-tjetrin, ata të dy i kanë habitur të gjithë me veprimin e tyre të fundit.

Në po të njëjtën kohë, Antonela dhe Atdheu kanë publikuar gati të njëjtën video, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të tyre.

Ata kanë postuar në Instagram nga një video të tyre teksa këndojnë këngën “Bella Ciao” dhe kanë shkruar njëri “La italiano” dhe tjetra “La italiana”. Për më tepër Antonela vazhdon ta ndjekë Atdheun në rrjete sociale, që do të thotë se gjërat midis tyre shkojnë më së miri.

Kjo ndodhi pikërisht pasi Mevlani u deklarua për Ledjanën, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë midis tyre.