Ajo ka ndihmuar burrin e saj Justin Bieber të festojë suksesin e albumit të tij të ri Justice gjatë javës së kaluar.
Hailey Bieber u duk për mrekulli me stilin e saj të hënën kur vizitoi një sallon bukurie në West Hollywood.
Modeja 24-vjeçare dukej e freskët me stilin e viteve të 90-ta e cila kishte zgjedhur një palë xhinse duke e përputhur me xhaketë dhe me bluzën e zezë të cilën e kishte futur në xhinset e saj.
Ajo kishte ngritur pantallonat lartë për të zbuluar çorapet e saj të bardha të markës Prada. Hailey duket se i ka shkurtuar flokët ndërsa vizitonte sallonin. Ajo hyri me flokët e lidhur mbrapa teksa doli me flokët e ndarë në mes dhe të lëshuara poshtë shpatullave.
Vajza e Stephen Baldwin bllokoi diellin me syze me ngjyrë të zezë dhe ajo bëri pjesën e saj për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit duke vendosur një maskë të gjelbër të errët.