Të shtëna armësh në Prishtinë, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Viktima e gjinisë mashkullore pas mosmarrëveshjës është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të pistoletës.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK . I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri”.