Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, sot u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së MAPL-së dhe me këtë rast diskutoi për të gjitha sfidat dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme.
Ministri Krasniqi vuri në dukje mbështetjen e tij të plotë për sindikatën, ku ofroi bashkëpunim si edhe ndihmën në zgjidhjen e të gjitha vështirësive.
Përfaqësuesit e sindikatës, të udhëhequr nga Driton Xhafa, falënderuan ministrin për një bisedë shumë konstruktive dhe gjithashtu i uruan shumë suksese si ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.