30 marsi është ditë e veçantë për Eneda Tarifën.
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare po feston sot ditëlindjen, kështu duke mbyllur muajin mars në mënyrën më të mirë.
Eneda Tarifa sot ka mbushur 39 vjeç dhe duket se po e shijon moshën e saj mjaft shumë.
Eneda zgjodhi që mu në këtë ditë t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh mjaft domethënës.
Ajo në postim u shpreh se ditëlindjet janë të bukura se bartin një ndjesi shprese, festojnë “jetën” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh).
“Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet ti ndertojme vete, ti zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat… Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite. Tagni miqte qe kane ditelindjen sot. Ju dua”, shkroi Eneda në mbishkrimin e fotografive.