Deri në maj të këtij viti në Kosovë do të arrijnë edhe rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19. Kështu ka bërë të ditur Programi i UNICEF-it në Kosovë, përmes faqes së saj zyrtare.
Derisa ka bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se nuk mund të jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt.
“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.
Kujtojmë se të dielën në Kosovë kanë arritut 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërsa qytetarët kanë filluar të vaksinohen.
I pari që mori vaksinën ishte kryeministri Albin Kurti.