Mbretëresha e kozmetikës, Kylie Jenner ka kaluar pjesën më të mirë të vitit të kaluar duke na befasuar të gjithëve me pozimet e larmishme.
Gjatë 12 muajve të fundit ajo ka qenë duke shfrytëzuar pandeminë për të vlerësuar veten e saj natyrale.
Ajo gjithashtu u bashkua me trendin e të famshëmve që zbulojnë strukturën e tyre natyrale të lëkurës dhe inkurajojnë ndjekësit ta duan veten natyrale.
Sidoqoftë, zhvillimi i fundit është zgjedhja e Kylie për të postuar një foto pa filtra në Instagram: “Ndonjëherë duhet ta heqësh filtrin”, shkroi ajo.
Në foto Kylie shihet me grim, përfshirë buzët e nënvizuara, por struktura e saj natyrale e lëkurës është plotësisht e dukshme, duke u dhënë fansave të saj një pasqyrë freskuese në lëkurën e saj të bukur, të vërtetë, me poret dhe të gjitha pa përsosmëritë.