Artisti i njohur me famë botërore zbuloi së fundi se ka bërë edhe një tatuazh.
Krijuesi i hitit, Peaches postoi dy foto të gruas së tij Hailey që ishin shkrepur gjatë një darke të përbashkët teksa më vonë fshiu një nga imazhet.
Muzikanti gjithashtu u dha 168 milion ndjekësve të tij një vështrim në një udhëtim të fundit që ai kishte bërë për herë të parë duke shtuar edhe një tatu.
Tatuazhi vjen jo shumë pasi ai u ul për një intervistë me Nicole Ryan për shfaqjen Sirius XM The Morning Mash Up, e cila u zhvillua të mërkurën e kaluar.
Nëna e Justin Bieber nuk arriti të jepte aprovimin mbi tatuazhin e fundit të djalit të saj.
Këngëtari 27-vjeçar zbuloi tatuazhin e tij të fundit me fotografitë e një udhëtimi të fundit që kishte bërë në Instagram të shtunën.
‘A nuk të mjafton ende?’, komentoi nëna e tij Pattie Mallette në postimin që tregonte tatuazhin që ylli kishte shtuar në qafë.
Gjatë diskutimit, muzikanti zbuloi se kishte dy pjesë të trupit të tij që ai po planifikonte të linte pa tatuazh, siç u shpreh: “Unë i premtova vetes që nuk doja të bëja tatuazhe në duart e mia”.
Bieber gjithashtu aludoi për tatuazhin e tij të ardhshëm, duke vënë në dukje se ai dëshironte të bënte diku një bukuroshe të vogël në trup.
Tatuazhi mund të jetë një referencë për këngën e tij të sapo publikuar Peaches, për të cilën ai bashkëpunoi me Daniel Caesar dhe Giveon, dhe u lëshua në albumin e tij të gjashtë në studio, Justice.
Projekti i fundit muzikor kohët e fundit bëri debutimin në krye të tabelës Billboard 200 duke lënë prapa artistët e tillë si Lana Del Rey, Dua Lipa.