Ever B publikon këngën e re “AMG”

Reperi nga Gjilani, Ever B, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“AMG” mban titullin kënga e re e artistit, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur vet reperi, gjersa producimi është bërë nga Rzon dhe Arlenn.

Ever B (Foto: YouTube)

Ndërkaq, edhe për miksimin e masterizimin është kujdesur producenti Rzon.

Videoja i është besuar ‘Dardan Visuals’ dhe tashmë të plotë e gjeni në kanalin zyrtar të Ever B në YouTube.

Qlirim Murseli (emri i vërtetë) prej vitesh është pjesë e estradës dhe pëlqehet për stilin dhe mënyrën e veçantë të interpretimit.