Policia njofton për grabitje të armatosur në marketin e një pompe derivatesh në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE E ARMATOSUR /Rr. Mon Balaj, Prishtinë 28.03.2021-03:17.Dy viktimat meshkuj kosovarë punëtor në pompën e derivateve kanë raportuar se dy persona te panjohur te maskuar dhe nën kërcënim të armës kanë arritur që nga arka e marketit të pompës të grabisin një sasi para të gatshme. Sipas ankuesve, të dyshuarit pas largimit nga vendi i ngjarjes kanë shtënë në ajër me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, rasti është duke u hetuar.