Glauk Konjufca ka marrë detyrën e ushtruesit të presidentit të vendit, pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të legjislaturës së tetë.
Atij detyra i është dorëzuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Konjufca do të vazhdojë mandatit e Osmanit si u.d i presidentit më së shumti deri në muajin maj dhe pas kësaj kohe nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.
Konjufca tha se sot mund të ndodhë mandatimi i Kurtit për kryeministër.
“Për nga mosha jemi të njëjtë dhe e ka kryer me shumë përgjegjësi detyrën e u.d të presidentit dhe jam i nderuar për këtë përgjegjësi që po ma dorëzoni. Mua më vjen mirë që u hap rruga për institucionet e Kosovës që të shkojmë për hapat e tjerë, por edhe për ju si presidente e ardhshme e Kosovës. Për gjithçka do të lajmëroheni dhe nuk e përjashtojmë se mund të ndodh sot”, tha ai.