Modelja u pa në New York City të dielën në mëngjes.
Supermodelja 25-vjeçare dukej e gatshme për një takim derisa kishte veshur një jelek të thurur mbi një këmishë të bardhë me pantallona të gjera.
Shëtitjet e personalitetit të mediave sociale vijnë shumë pak kohë pasi ajo u paraqit së bashku me motrën e saj më të madhe Kim Kardashian në një seri shkrepjesh promovuese për linjën e saj të parfumit, ‘KKW Fragrance’.
Jenner u pa e veshur me një këmishë të bardhë jelek triko shumëngjyrësh dhe me shirita ndërsa dilte në rrugë të New York City.
Ajo e shoqëroi dukjen e saj me pantallona të gjëra ngjyrë të gjelbër. Personaliteti i televizionit kombinoi veshjen e saj me një palë çorape portokalli dhe këpucë lëkure.
Po ashtu, Kendall kishte vendosur edhe syze dielli dhe një gjerdan të vetëm prej ari. Flokët e mrekullueshme brune të modeles ranë mbi shpatullat e saj ndërsa kalonte kohën jashtë duke mbajtur një çantë jeshile të kapur mbi shpatullën e djathtë.
Jenner kishte veshur një maskë të madhe të zezë për ta mbrojtur vetën nga COVID-19 ndërsa dilte në publik. Pasi kaloi nëpër lagjet e qytetit, ajo u takua me një grup miqsh të saj, të cilët u bashkuan me të për pasdite. Një nga besnikët e saj meshkuj Fai Khadra, ishte i pranishëm.