Shije magjepsëse orientale: Sytliaçi origjinal turk është një kënaqësi për grykësit e vërtetë!

Nëse jeni adhurues i sytliaçit, atëherë është koha e duhur të provoni recetën origjinale nga Turqia, në mënyrë që të kënaqeni me shijen e veçantë.

Përbërësit:

– 6 gota ujë;
– 2 gota oriz;
– 3 gota qumësht;
– 15 lugë sheqer;
– 2 qese të vogla sheqer vaniljeje;
– 1 buding vaniljeje;
– kanellë, nëse dëshironi.

Përgatitja:

Vendoseni ujin në shporet, dhe kur të vlojë qitni orizin dhe përzieni që të mos digjet.

Kur të jetë pothuajse gati, shtoni qumështin, sheqerin dhe sheqerin e vaniljes.

Pak para se të përfundojë, derisa tretja është ende e hollë, në të tundni pudingun të cilin më parë e keni përzier me pak qumësht.

Lëreni të vlojë edhe një herë dhe hiqeni nga shporeti.