Fundet i shkurtra duken si zgjedhja perfekte për këto kohë
Mund të kombinohen lehtë, përshtaten me kufizimin e orarit pavarësisht llojit të ngjarjes që mund të keni dhe mbi të gjitha, me tekat e motit.
Si t’i veshim për t’u dukur të sofistikuara, seksi, komode dhe stil në të njëjtën kohë?
Duhen fare pak gjëra, por si fillim duhet të mbani shënime:
1. Guxoni me ngjyrat e fundit dhe këmishët me pala
2. Një xhaketë e bardhë kombinuar me një fund me kuadrate dhe sako
3. Kushtojini vëmendje getave. Ju duhet gjithashtu një xhaketë treçerekëshe lëkure
4. Provoni ta vishni mini-fundin e preferuar me një këmishë të gjerë
5. Nëse fundi është kostum, mos u mendoni dy herë: Nxirrni çizmet e gjata
6. Mini-fund i printuar + mokasine