Fjolla e Fisniku martohen në Maldive, me tupana e tradita aziatike

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë martuar përsëri. Këtë herë, njëri me tjetrin.

Dy personat që kanë përvoja martese dhe krijimit të familjes nga e kaluara, këtë herë i kanë thënë PO njëri-tjetrit në Maldive.

Me një ceremoni aziatike dhe para ofiqarit të huaj, çifti i ri i estradës është shfaqur i lumtur pranë njëri-tjetrit me këtë kurorëzim të radhës.