Autobusë të shumtë të qyteteve të ndryshme të Kosovës ia kanë mësyer Prishtinës, kjo në shenjë pakënaqësie të mossubvencionimint nga Qeveria e Kosovës.
Autobusët pikënisjen e kanë në stacionin e Autobusëve në kryeqytet e më pas do të bëjnë parakalim nëpër rrugët e Prishtinës e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve kanë ndërprerë qarkullimin e autobusëve që nga e mërkura.