Avdullah Hoti dhuron gjak

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dhuruar gjak para pak minutash.

Ai ishte i shoqëruar me ministrin në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Kujtojmë se ditëve të fundit po ka kërkesa të shumta për plazëm e gjakut të pacientëve që kanë kaluar Covid19.