Xhensila mbeti pa fjalë nga ajo që bënë fansat e saj për të.
Xhensila Myrtezaj është emër shumë i dashur për publikun, e cila ka shumë projekte muzikore në repertorin e saj.
Natyrisht që në këtë pikë ku është tani, ajo arriti falë fansave, andaj shprehet mirënjohëse për përkrahjen e tyre.
Së fundi, këngëtarja ka treguar një befasi të këndshme që e mori nga ta, teksa kishin shkruar një lutje për të, Besin dhe Ajkën në kishën e Shna Ndout në Laç.
“Për Xhensilen, Besin dhe Ajkën. Zoti i ndihmoftë në gjdo hap të jetës së tyre. Qofshin familja më e lumtur në botë”, ishte lutja për familjen e Xhensilës.
E emocionuar nga kjo befasi, Xhensila shkruan: “Më përlotët, jeni bekim për mua. Faleminderit, ju dua forttt”.
Sa u përket projekteve muzikore, “Panorama” është kënga e fundit e Xhensilës, të cilën e solli vitin e kaluar në bashkëpunim me Ardian Bujupin dhe ka mbi 52 milionë klikime në YouTube.