Rita Ora merr vëmendje me stilin e veçantë gjatë paraqitjes në radion australiane

Rita u shfaq krejt ndryshe në paraqitjen e fundit.

Rita Ora tashmë është përshtatur me jetën në Australi, ngase atje po qëndron prej muajsh.

Këngëtarja është e angazhuar me disa projekte gjatë qëndrimit në Australi dhe më kryesori prej tyre ishte “The Voice”.

Ajo po ashtu është e ftuar edhe në shumë intervista në mediumet e atij vendi, ku tregon më të rejat rreth saj.

Së fundi, artistja ishte e ftuar në radion e njohur të Australisë “Nova 919”, ku u shfaq me stil të veçantë.

Rita kishte veshur një palë pantallona të bardhë dhe bluzë me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.

Ajo ndau pamje gjatë përgatitjes për intervistë si dhe realizimit të disa imazheve, ku vëmendjen më të madhe e mori me flokët.

“Faleminderit që më kishit Nova919”, shkruan Rita Ora sipër një fotografie.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare aktualisht po shijon suksesin e mini-albumit “Bang”, kurse po punon edhe për projektet e reja.