Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, kafenë e mëngjesit të mërkurën e ka pirë së bashku me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shkruan IndeksOnline.
Abbotti tha se diskutuan për planet e Abdixhikut, për të ardhmen e LDK-së dhe për rolin krontruktiv të opozitës që presin ta kenë.
“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia me kafe këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai.
Ndryshe, Abdixhiku sot në orën 14:00 do të takohet me me deputetët e zgjedhur të partisë së tij.
Temë e diskutimit do të jetë konstituimi i institucioneve. Ndërkaq takimi me deputetët po mbahet dy ditë para takimit që është paralajmëruar se do të mbahet me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër të LVV-së, Albin Kurti.