Fëmijët, një faktor i rëndësishëm që ndikoi në marrëdhënien e JLo dhe Alex

JLo dhe Alex janë bërë bashkë në Republikën Domenikane.

Arritja në pikën e ndarjes nga Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez erdhi si një tronditje totale për fëmijët e tyre dhe kjo është një arsye kryesore që çifti janë tani së bashku në Republikën Dominikane dhe po përpiqen të rregullojnë gjërat, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Burime pranë çiftit i thonë TMZ se asnjëri prej tyre nuk priste që të premten të dilnin lajme rreth ndarjes së tyre dhe si rezultat, ata nuk patën kohë të përgatisnin katër fëmijët e tyre, të cilët të gjithë janë rritur shumë afër.

U tha se binjakët 13-vjeçarë të JLo, Emme dhe Max, dhe vajzat adoleshente të A-Rod, 16-vjeçarja Natasha dhe 12-vjeçarja Ella, ishin të gjitha të shkatërruara nga diskutimet që familja moderne bëri të premten të një ndarje të mundshme. Siç e tha një burim, “Kishte shumë lot”.

Njerëzit afër çiftit pranuan se gjërat ishin “të këqija” midis JLo dhe A-Rod atë ditë, por të ahtunën në mëngjes ata na thanë “Ne jemi duke punuar me disa gjëra”, dhe nuk kishte asnjë palë e tretë e përfshirë në çështjet e tyre.

Thuhet që fëmijët peshuan shumë në bisedën e gjatë që Alex dhe Jen patën të premten në mbrëmje.

Të dy familjet janë përzier si një, duke shijuar pushimet së bashku dhe të gjitha gjërat e tjera argëtuese që bëjnë fëmijët.

Alex udhëtoi  me avionin për te Republika Domenikane ku po qëndron Jennifer duke xhiruar një film.

Ata ishin larg për rreth dy javë, por të hënën në mëngjes Alex postoi video përpara oqeanit, etiketoi JLo dhe tha se po lëvizte “përpara” në javën e re.

Thuhet që fëmijët nuk janë faktori i vetëm prapa bashkimit të JLo dhe A-Rod, por ata të dy po mbajnë parasysh njësinë e tyre të familjes ndërsa përpiqen ta zgjidhin këtë.