Rita Ora ka publikuar fotografi në Instagram.
Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.
Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.
Pas paraqitjes në Grammy Awards nga ana tjetër e botës, Sidnej, ajo bëri një postim në Instagram ku shihej me një veshje me mjaft stil dhe grim interesant.
Rita u shpreh se po i mungonin fansat e saj teksa edhe pyeti ata nëse po e dëgjonin versionin akustik të mini-albumit “Bang”.
“Më mungoni të gjithë, kush po e dëgjon versionin akustik të “Bang”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografisë.