Prezantuesja e njohur Ilary Blasi zgjedh kreacionin e Lia Stubllas

Ilary Blasi është një prezantuese shumë e njohur në Itali, ajo numëron mbi 1 milionë ndjekës në llogarinë personale në Instagram.

Bukuroshja italiane është bërë edhe më e njohur pas martesës me ish-futbollistin Francesco Totti.

Veshjet e saj janë të përzgjedhura gjithmonë me shumë kujdes, e në paraqitjen e saj të fundit Blasi ka zgjedhur fustanin e kreatores shqiptare, Lia Stublla.

Me një fustan të zi të cilin e karakterizojnë rripat e hollë në bel – një nga trendet e këtij viti në modë, prezantuesja morri vëmendje të madhe.

Për Lian kjo nuk është hera e parë që bashkëpunon me emra të njohur jashtë vendit tonë, marrë parasysh që ajo shpesh qëndron prapa të dukjeve të Georgina Rodriguez.