Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të diskutohet mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Seanca konstituive për legjislaturën e re do të propozohet në kryesi që të mbahet më 22 mars.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Ndryshe, një ditë më parë Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti kanë takuar përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për tu konsultuar lidhur me formimin e institucioneve.

Osmani dhe Kurti pritet gjatë javës t’i vazhdojnë takimet edhe partitë tjera.