Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot feston ditëlindjen e 50-të.
Këngëtari Gold AG njihet si patriot dhe gjithmonë qëndron prapa krerëve të UÇK-së duke i mbështetur.
Edhe sot ka postuar një fotografi bashkë me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimin duke i uruar ditëlindjen e tij të 50-të.
Ai ka publikuar fotografinë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare duke i shkruar edhe një dedikim.
“Urime vlla i dashun kjo qoftë ditëlindja e vetme larg familjes. Festofsh i lirë gjithmonë”, ka shkruar Goldi.
Ndryshe, Rexhep Selimi ndodhet në Hagë bashkë me luftëtarë tjerë me akuzën për krime lufte ndaj serbëve në Kosovë.