Ka përfunduar takimi i u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas takimit Haradinaj është deklaruar para mediave ku tha se i takon fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit të sigurojnë 2/3 e votave në Parlament për zgjidhen e çështjes së presidentit.
“Çdoherë duke ruajtur vendin dhe duke qenë këtu që të bëjmë funksionale demokracinë e vendit, duke pas parasysh se synohet një koncentrim pushtetesh, në këtë rast të Vetëvendosjes. Mendojmë se funksioni ynë opozitar është i rëndësishëm që të mundësohet edhe më tutje ekuilibri i pushteteve dhe funksionimin e demokracisë.Kanë kërkuar një konstruktivitet të Aleancës në një partneritet pozitë-opozitë dhe në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti opozitare konstruktive dhe ka përvojë në opozitarizëm, dikur së bashku me Kurtin. I tregova se s’do të jenë metodat tona të vjetra të opozitarizmit që kemi pasur, sepse edhe unë jam plak e nuk mundem më”, tha Haradinaj.
Ai poashtu tha se do të jenë opozitë që do t’ua kujtojnë funksionimin pozitë e opozitë, por jo të asaj opozite që bënte dikur me Kurtin.
“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për krijimin e Qeverisë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre.Në këtë rast si Aleancë nuk e kemi mundësinë të krijojmë 2/3 në Parlament, ajo që na mbetet është një rol opozitarë, në shërbim të vendit.Detyra jonë s’është të përkrahet koncentrimi i pushteteve në një dorë, në këtë rast të z.Kurtit, populli ia ka dhënë shumicën për krijim të qeverisë, por jo 2/3 për presidencën, pra është përgjegjësia e tyre të gjejnë 2/3 për kourum. Ne si Aleancë do të marrim qëndrimet tona brenda partisë se si do të veprojmë në këtë rast. S’do të mund t’ua jap këtë përgjigje pasi është çështje e Parlamentit. Kosova deri tash ka mbajt zgjedhje mendoj se fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin, jo me e çu vendin në zgjedhje. Kërcënimi me zgjedhje si shkon përshtati askujt, por si AAK jemi të gatshëm jo tash por çdoherë”, shtoi ai