Osmani dhe Kurti në takim me Ramush Haradinajn

Ka filluar takimi i radhës në mes u.d së presidentes, Vjosa Osmani, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në sallën e Kuvendit ku edhe po zhvillohen këto takime i pranishëm është Haradianj bashkë me anëtarin e Kryesisë së AAK-së, Selim Selimi.

Paraprakisht, Osmani dhe Kurti kaën zhvilluar një takim me u.d së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj dhe sekretarin e kësaj partie, Uran Ismaili.

Në këtë takim po diskutohet për zhvillimet politike dhe institucionale, ndër to krijimin e Qeverisë, Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit në muajin prill.