Në një mori të ngjyrave të hareshme të cilat ftojnë muajt pranverorë, ngjyra rozë në të gjitha variantet e saj na prezanton njërin ndër trendët më të popullarizuar të ardhshëm.
Në favor të kësaj flasin mjaft stilet e adhurueseve të famshme, ndërsa shumica besojnë që ajo popullaritetin ngjyrës monotone bezhë do ta zëvendësojë në muajt të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ngjyrën rozë shumica e përjetojnë si ngjyrë vajzërore, në veshje mund të duket goxha “e ftohtë”.
Truku qëndron në zgjedhjen e rrobave dhe shtesa me linja të qarta dhe dizajn të rreptë që është krejt e kundërta e atyre veshjeve romantike valëvitëse dhe shpesh zbukurohen, të cilat theksojnë më tej përshtypjen e saj të butë dhe vajzërore.