MC Kresha emocionon teksa mezi ndahet nga e bija për t’u kthyer në Kosovë

Rep-artisti i njohur, MC Kresha, është ndër më të preferuarit në zhanrin hip-hop.

Ai për pothuajse një vit ka qenë duke qëndruar me Erzinën dhe vajzën në Kanada, që është shteti vendi rezident i partneres së tij.

Por, duket se reperi tashmë është duke u kthyer në Kosovë, për të vizituar familjarët e tij.

 

Në një video të publikuar nga babai i Erzinës në rrjetin social Instagram, ai shihet me një veshje sportive dhe me valixhe.

Ajo çka mori më shumë vëmendje të fansave është përshëndetja e tij me vajzën, teksa kjo e fundit shihej e përlotur.

 

Derisa shkëmbente puthje me të bijën, Kresha kthehej sërish tek vogëlushja duke e bërë edhe më të vështirë largimin e tij.

Kujtojmë se reperi i njohur u bë baba për herë të parë vitin që lamë pas, të cilën e ndanë me Erzina Shehun.