Kryetari i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thirrur mbledhje të Kryesisë së LDK-së.
Kjo mbledhje ka filluar pas kthimit nga homazhet që Abdixhiku bëri tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Pas zgjedhjeve të brendshme të subjektit politik të cilat u zhvilluan dje, Abdixhiku thirri sot takim të kryesisë.
Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit, por që gjatë ditës së djeshme u theksua se Kryesia e re e LDK-së pritet të zgjedhet në ditët në vazhdim, pasi dje u zgjodh vetëm kryetari i ri, Lumir Abdixhiku me gjithsej 190 vota