Alban Skenderaj lanson projektin e ri muzikor “Kush ta ndien ty aromën”

Këngëtari dhe njëherësh kantautori, Alban Skenderaj, vazhdon të jetë ndër më të veѯantit në estradën shqiptare.

Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë më ndryshme me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma digjitale.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.

“Kush ta ndien ty aromën” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Lorenc Aliaj.

Për melodinë dhe tekstin ka punuar vet artisti, kurse për klipin u përkujdes Ajola Xoxa dhe Alexander Krstevski.

Ndërkaq, që në minutat e parë të lansimit kënga ka rezultuar të jetë mjaft e pëlqyer nga audienca e gjerë.