Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim u.d e kryetarit të PDK- së, Enver Hoxhaj, për tu konsultuar për formimin e institucioneve.
Bashkë me Enver Hoxhajn në këtë takim i pranishëm ka qenë edhe sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.
Një takim të ngjashëm Osmani dhe Kurti pritet të mbajnë edhe me të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Takimi në fjalë është paraparë të nis në ora 13:30.
Por një takim të tillë në mes Kurtit, Osmanit dhe përfaqësuesve të LDK-së nuk do të zhvillohet sot.
Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi dje se nuk është i gatshëm që të takohet me Osmanin dhe Kurtin, në ditën ë parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Takimi që ishte thirrur për sot në ora 12:30 sipas Abdixhikut mund të zhvillohet të premten.