Ajo ka thyer rekordin e ri në “Grammy Awards 2021” me çmimet e fituara.
Këngëtarja është gruaja më e shpërblyer në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.
“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo derisa pranoi trofeun e saj për performancën më të mirë të R&B.
Vajza e saj, Blue Ivy fitoi gjithashtu një çmim si bashkëpunëtore. Beyonce ishte e veshur e gjitha me të zeza, teksa u ngjit në skenë për të pranuar çmimin e saj.
Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoni, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar albumin e vitit tre herë.
Vetëm tre artistë të tjerë kanë fituar ndonjëherë çmimin e albumit të vitit tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.
Ndryshe, në këtë event ishte e ftuar edhe Dua Lipa e cila u nderua me çmimin për albumin më të mirë pop.