Gastronomët bëjnë thirrje që sonte në ora 20:00 të fiken dritat dhe muzika nëpër lokale

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Kjo shoqatë përmes llogarisë zyrtare në Facebook ka përkujtuar ditën e 13 marsit ku u shkaktuar shumë viktima, shumë biznese që falimentuan si dhe shumë punëtorë që mbetën pa punë, si pasojë e kufizimeve të shumta që shkaktojë përhapja e virusit.

 

 

“Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën”, thuhet në njoftimin e gastronomëve.

Njoftimi i plotës i Shoqatës së Gastronomëve:

FTESË PUBLIKE
Të dashur gastronomë, punonjës, qytetarë të vendit,
Sot me 13 mars, po bëhet një vit që po përballemi me pandeminë Covid-19.
Shumë punëtorë të papunë, shumë biznese të falimentuara, e mbi të gjitha shumë viktima të shkaktuara.
Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën.
Së bashku deri në fundin e kësaj beteje!