Pasi disa vende pezulluan vaksinën e AstraZeneca, reagon OBSH

Një panel ekspertësh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë po shqyrton pretendimet lidhur me vaksinën e Astrazeneca-s, pasi disa vende pezulluan përdorimin e saj.

Megjithatë një zëdhënëse e OBSH, Margaret Harris tha se nuk ka asnjë aryse për të mos e përdorur vaksinen.

“Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të përdorim vaksinën e Astrazenecas. Në po bëjmë atë që bëjmë gjithmonë; hetojme çdo sinjal të mundshëm lidhur me sigurinë. Në fakt është shumë e rëndësishme të kemi sinjale të tilla, se sa të mos dëgjojmefare.

Më pas do të thuhej se nuk ka pasur hetim e vigjilencë të mjaftueshme. Ne duhet të hetojmë çdo sinjal të mundshëm, por nuk ka asnjë provë për te mos e përdorur atë”, tha ajo.