Bozhidar Dejanovic ka përfunduar në pranga nën dyshimet për dallavere me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë se operacioni i realizuar ka të bëjë me procesin zgjedhor.
Kelani për lajmi.net tregon se operacioni policor është duke u vazhduar ende dhe ky operacion është realizuar në bashkëpunim me prokurorinë.
“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, tregoi Kelani.