Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim drejtorin e Institutit Friedrich Ebert (FES) për Kosovë, René Schlee, dhe drejtoren e FES për Maqedoninë e Veriut, Eva Ellereit.
Ata i kanë uruar për fitoren e 14 shkurtit. Ndërsa ka thënë se shumë shpejtë do formohen insitucionet.
“Schlee dhe Ellereit uruan Lëvizjen VETËVENDOSJE! për fitoren plebishitare në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit. Me drejtuesit e FES u bisedua për hapat e ardhshëm drejt formimit të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës”, shkruan në komunikatën e saj VV-ja.
FES është një partner i shkëlqyer jo vetëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por edhe i institucioneve të vendit. Schlee dhe Ellereit shprehën gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë ndihmën për institucionet e ndryshme të Republikës së Kosovës dhe këtë ndihmë ta thellojnë dhe zgjerojnë edhe më tutje përgjatë mandatit tonë, veçanërisht në dimensionin e zhvillimit të politikave zhvillimore socio-ekonomike.
Drejtuesve të FES, Kurti dhe Ahmeti ua shprehën vullnetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që ta vazhdojmë dhe avancojmë edhe më tutje bashkëpunimin tonë.