Kim dhe Kanye nuk e kanë përfunduar lidhjen e tyre miqësisht edhe pse u tha një gjë e tillë.
Ish çifti thuhet se nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin dhe Kanye është ai i fundit i cili ka shkëputur çdo komunikim me ish-bashkëshortin e tij.
Burimet për ‘Page Six’ bëjnë të ditur se Kanye kishte ndërprerë kontaktin me Kim edhe para se ajo të kishte bërë kërkesë për divorc muajin e kaluar madje thuhet se reperi i ka thënë se mund ta kontaktoj vetëm nëpërmjet sigurimit.
Megjithatë edhe pse ka mungesë komunikimi burimet deklarojnë se të dy janë akoma bashkë-prindër të katër fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
West ndërkaq raportohet se viziton rregullisht fëmijët. “Ajo i beson atij rreth fëmijëve. Ai i do ata dhe bën shumë për ta”, ka thënë një burim.
“Kim e ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që dëshiron. Ajo kurrë nuk e ka kërcënuar se do ta mbajë larg fëmijëve. Ajo vetëm kërkon që ai të mos i dëmtojë ata. Ajo e di që ai i do ata, dhe ata e duan atë”.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” bëri kërkesë për divorc muajin e kaluar, pas gati shtatë vjet martese.