Iker Casillasi dhe gruaja e tij Sara Carbonero nuk janë dakorduar me lajmet që po qarkullojnë kohët e fundit.
Të mërkurën revista spanjolle “Lecturas” deklaroi se çifti kishte jetuar i ndarë për disa muaj.
Por pretendimet për ndarje u shuan menjëherë nga revista, e cila publikoi disa imazhe të çiftit.
“Ky informacion, për shkak të popullaritetit të çiftit, shpejt mori interesin e medias, por është kundërshtuar nga burime pranë çiftit.
“Realiteti është se çifti, i cili në kohët e fundit është dashur të merrej me probleme shëndetësore, mbetet i bashkuar.”
Pasi jeta u është kthyer në normalitet, Sara dhe Ikeri janë duke bërë plane për shëtitje bashkë më të dy djemtë e tyre, në mënyrë që t’i harrojnë momentet e këqija që përjetuan muaj të tërë.
Kujtojmë se ata u martuan në fshehtësi më 20 mars 2016, por detaje nga martesa u shfaqen vetëm dhjetë ditë më vonë.