Paralajmërohen tërheqje të njohjeve të Kosovës, fillon me Egjiptin dhe vazhdon me katër shtete tjera

An Egyptian service member places an Egyptian national flag during an Egyptian military demonstration for observers during Bright Star 2017, Sept. 19, 2017, at Mohamed Naguib Military Base, Egypt. Bright Star 2017 centralizes around regional security and cooperation, and promoting interoperability in conventional and irregular warfare scenarios. (U.S. Air Force photo by Staff Sgt. Michael Battles)

Mediat serbe paralajmë tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës nga Egjipti dhe katër shtete tjera.

Egjipti së shpejti mund ta publikojë njoftimin me të cilin konfirmon se nuk e ka njohur Kosovën, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre, vendimi nga Egjipti do të pasohet edhe me katër shtete nga Kombet e Bashkuara e ato janë Peruja, Republika Dominikane, Antigua dhe Omani, statusi i të cilëve karshi njohjes së Kosovës nuk është i qartë edhe pse Prishtina zyrtare i trajton si njohje.

“Në mënyrë që njohja e një shteti të jetë e pranuar ndërkombëtarisht duhet të ekzistojë një akt shtetëror i njohjes dhe nuk është i mjaftueshëm vetëm njoftimi”, deklaroi diplomati i pensionuar, Zoran Milivojeviq.

Ai ka theksuar se në mënyrë që një shtet të jetë i njohur, duhet të ekzistojë procedura me të cilën një shtet e njeh një shtet tjetër, e ajo procedurë duhet të jetë e qartë dhe nënkupton ekzistimin e një dokumenti valid.

“Nëse kjo nuk ekziston, atëherë në kuptimin e së drejtës nuk mund të konsiderohet si njohje”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Milivojeviq thekson se shtetet të cilat nuk kanë vepruar në këtë mënyrë, janë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën në të drejtën ndërkombëtare.

Me fjalë të tjera nëse nuk ekziston një akt formal – sipas Sputnik – nuk mund të bëhet fjalë për një njohje në kuptimin formal dhe të drejtës ndërkombëtare.

Sipas mediave serbe, gjatë periudhës 2018/19, 17 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, në mesin e tyre Burundi, Lesoto, Sao Tome dhe Principatet, Surinamet, Liberia, Guinea e Re, Komonvelt Dominika, Grenada, Guinea Bisao, shteti i Komoreve, Ishulli i Solomonit, Madagaskari dhe Palau.

Andaj, sipas mediave serbe deri tani nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, 95 shtete nuk e njohin Kosovën, 93 e njohin kurse pesë shtetet e përmendura kanë qëndrim të abstenimit. Omani që nuk e ka njohur Kosovën prap voton në favor të Kosovës.

Kujtojmë, që më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshjen e normalizimit ekonomik me njëra-tjetrën të ndërmjetësuar nga Shtëpia e Bardhë, më saktësisht prezent në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte edhe ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Në bazë të kësaj që kanë shkruar mediat serbe del që po shkelet pika e marrëveshjes, e cila flet pikërisht për çnjohjet:

Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.