Disa përgjigje mund të mos iu pëlqejnë…
Të gjitha vajzat e mendojnë vazhdimisht, çfarë mendon i dashuri i saj për mikeshat e veta? A është ai i tërhequr ndaj tyre?
Epo bëhuni gati të mbani xhelozinë nën kontroll, sepse disa prej këtyre përgjigjeve nuk do iu pëlqejnë fare.
Së pari, shumë mund ta keni dëgjuar se nuk duhet të pyesni të dashurin se çfarë mendon për mikeshat e veta. Mundeni. Thjeshtë bëni kujdes me mënyrën se si e formuloni pyetjen.
Sigurisht nëse e pyesni se a e pëlqen mikeshën e vet, ose se a i duket seksi, a ka fantazon për të etj, ata mund të nevrikosen ose të gënjejnë nga frika.
Por nëse e pyesni se a kanë histori romantike ose thjeshtë seksuale me to, është e kuptueshme, vetëm mos e akuzoni!
Sigurisht, ajo mund të jetë magjepsëse, por nuk do të thotë se ai e sheh në atë mënyrë. Këto më poshtë janë të gjitha të vërteta, thjeshtë mundohuni të mos e lini përbindëshin e xhelozisë të iu fitoj teksa i lexoni…
- A iu duken seksi? Po, pos nëse ajo është me të vërtetë e shëmtuar, sigurisht që atij i duket e bukur dhe seksi. Por nuk do të thotë që ai është i tërhequr prej saj.
- Ai në fakt nuk e ka vënë re fare se mikesha e tij është seksi. Ka shumë meshkuj që nuk e mendojnë fare në atë mënyrë dhe nuk e kanë vënë re se ajo mund të jetë shumë joshëse për të gjithë meshkujt e tjerë, shkruan lajmi.net.
- Ai ka fantazuar për to. Na vjen keq të jemi të parët ta themi këtë lajm, por djemtë fantazojnë për çdo femër, që nga mësuesja e fillores, e deri te mikesha e nënës së vet.
- Ata marrin ereksion nga shoqet e veta. Sigurisht, jo gjithë kohës, por nëse ato kanë veshur një këmishë të zbërthyer, ose një minifund, është normale që ata të ndjenjë ereksion. Por nuk do të thotë se ata janë të tërhequr ndaj mikeshave të veta, është thjesht mënyra se si funksionon trupi i tyre. Po, ta shpif fare, por edhe ju do e shikoni dhe do mendoni se një mashkull muskuloz është seksi.
- Ai ka menduar më parë për të. ka një gjasë të madhe që ai ka menduar një lidhje më parë me shoqen e tij. Mirëpo tani ai është me juve, prandaj me shumë gjasë nuk e ka menduar fare më këtë gjë.
- Mendja e tij është e çuditshme. Femrat më shumë tërhiqen nga meshkujt si shkak i personalitetit, mirëpo meshkujt më shumë tërhiqen seksualisht. Është seksiste, mirëpo kjo është mënyra se si ata funksionojnë, shkruan lajmi.net.
- Ka një arsye pse janë miq. Pavarësisht a mendon ai se shoqja e tij është seksi apo jo, ka një arsye pse ata janë miq. Mund të jenë interesat e përbashkëta, apo janë rritur bashkë. Nganjëherë ata nuk e mendojnë fare faktin që ajo është femër.
- Ai nuk e sheh në atë mënyrë. Nëse me kalimin e kohës, lidhja mes tyre është bërë platonike, ata nuk kanë më tërheqje ndaj saj. Ata në fakt mund të mos e mendojnë fare në raport romantik, dhe mund ta shohin si motër.
- Ai mbështetet tek ajo. Disa meshkuj kanë motra që iu ndihmojnë, por të tjerët kanë mikesha. Ata marrin këshilla për ty tek ajo dhe marrin ndihmë se si të të bëjnë të lumtur.
- Ato janë të sinqerta. Femrat kanë zakon të japin opinione të sinqerta, dhe kjo iu duhet meshkujve. Nëse ai mendon të vesh një këmishë me lule, ajo do t’i thotë se ai duket qesharak.
- Ato e lënë të bëjë gjërat si ai do. Femrat gjykojnë femrat, meshkujt gjykojnë meshkujt. Mirëpo një femër nuk e gjykon mikun e saj, në fakt, e përkrahin, shkruan lajmi.net.
- Ato kujdesen për të. edhe ju ndoshta e keni pasur atë shokun që është kujdesur për juve. Qoftë për të iu dhënë këshilla, për të iu nxjerrë nga një situatë etj. Nëse një mashkull tregon një foto tuajën miqve meshkuj, ata do të thonë “të lumtë, qenka seksi”, ndërsa një femër do ta inkurajoj të bazohet në personalitetin tuaj.
- Ai ndjehet keq. Disa djem nuk mund të largohen nga një femër që ka ndjenja për ta sepse ndjehen keq, prandaj ky rast po që mund të bëhet problematik.
- Ato e mësojnë. Para se ju të bëheshit e dashura e tij, ai nuk ishte një këlysh i humbur. Ato e kanë ndihmuar që në fillim se çfarë fjali të përdorë, si të të respektoj, si të vishet dhe si të të komplimentoi në një mënyrë që do të bënte ty të lumtur.
- Rasti më i keq, atij i pëlqen ajo. Po, është e mundur që ai është i interesuar, por ndoshta ajo nuk i ka dhënë rast. Por nuk do të thotë se kjo do të sjelli telashe. Flisni me të dhe pyeteni qetë dhe qartë.