Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka marrë plot kritika pas publikimit të klipit të ri, “Sacrifice”.
Bebe Rexha u shfaq mjaft “e ashpër” në klipin e këngës së re, duke sjell një performancë provokuese aq sa edhe “të frikshme”, ku në disa skena të klipit shfaqej e mbuluar me gjak.
Në një prej skenave më të egra, artistja shqiptare shfaqet me dhëmbët e vampirit, duke kafshuar një mashkull për ta helmuar atë, përshtatur në mitet me vampirë.
Bebe Rexha publikoi të martën një video nga xhirimet e klipit në Instagram, ku shfaqeshin pikërisht momente nga xhirimet e kësaj skene.
“Asnjë mashkull nuk është lënduar gjatë bërjes së kësaj videoje”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.
“Sacrifice” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri të shqiptares, i cili do të dalë në shitje këtë vit.