Lutfi Haziri: Është koha që Vjosa Osmani të kthehet në LDK

andidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në ditën kur edhe ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e LDK-së, deklaroi se ish-bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani mund të kthehet në këtë parti.

Lutfi Haziri tha se Osmanin kurrë se ka parë jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Vjosa Osmanin kurrë se kam parë jashtë LDK-së, ka qenë vullnet i saj dhe nuk ka mundur askush ta ndaloj politikisht…Besoj që ka ardhë koha me pajtu dhe me u pajtu dhe me u kthy në LDK dhe më dhënë kontributin e vet”, tha Haziri në një konferencë për media mbajtur në Gjilan.

Vjosa Osmani ishte nënkryetare e LDK-së deri në momentin që kjo parti e shkarkoi nga të gjitha funksionet dhe pozitat udhëheqëse, pasi që kjo e njëjta kundërshtoi rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Tashmë Vjosa Osmani ka krijuar iniciativën e saj politike dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, në zgjedhjet të cilat mori mbi 300 mijë vota.